BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 22 shkurt 2008 - 16:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Serbët protestojnë për të pestën ditë në Mitrovicë
Serbët protestojnë në Mitrovicë
Dita e pestë e protestave në Mitrovicë
Rreth dy mijë qytetarë serbë morën pjesë në një protestë paqësore në veri të Mitrovicës kundër pavarësisë së Kosovës.

Protestuesit serbë kanë hedhur mjete piroteknike para kordonit të pjesëtarëve të policisë.

Protestuesit serbë valëvisnin flamuj serbë dhe thërrisnin "Kosova është e jona".

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, thotë se policia nuk ka ndërhyrë me këtë rast dhe qytetarët janë shpërndarë të qetë pas një ore.

Protesta ishte thirrur nga studentët e Universitetit të Mitrovicës, të cilët për të pestën ditë me radhë po protestojnë në qytetin e ndarë etnikisht kundër pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruan edhe studentë dhe qytetarë nga Serbia, por policia dhe trupat e NATO-s nuk kanë lejuar hyrjen nga Serbia në Kosovë të personave që nuk janë banorë të këtushëm.

Disa autobusë dhe automjete nga Serbia janë detyruar të kthehen mbrapsht.

Masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, pas incidenteve të ditëve të fundit.

Policia thotë se gjendja në Mitrovicë është e tensionuar por nën kontroll të plotë të autoriteteve të rendit.

Në Beograd, kryeministri serb Vojislav Kostunica ka dënuar atë që e quajti dhunë brutale nga një grup njerëzish që u shkëput nga një demonstratë masive kundër pavarësisë së Kosovës dhe i vunë zjarrin ambasadës amerikane në Beograd të enjten.

Ai tha se trazirat kanë dëmtuar interesat e Serbisë.

Më parë ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried tha se disa deklarata të qeverisë serbe mund të konsiderohen si nxitje.

LOKALE
Pajaziti: KFOR ruan kufirin
22 shkurt 2008 | Rajoni
Shpërthim në Mitrovicë
22 shkurt 2008 | Rajoni
Dënohen sulmet kundër ambasadave
21 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>