|
Qindra serbë sulmuan Shërbimin Policor të Kosovës | |||||||||||||||||||||||
Disa qindra serbë kanë sulmuar sot me gurë Shërbimin Policor të Kosovës, në vendkalimin kufitar Merdarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani ka thënë se turma e protesuesve e indinjuar me shpalljen e pavarësisë, është futur nga Serbia deri në zonën neutrale të kufirit me Kosovën. Reth orës 13.20 minuta rreth 200 serbë kanë ardhur nga pjesa serbe, kanë kaluar kufirin e tyre dhe kanë ardhur në zonën neutrale, e kanë kaluar zonën neutrale për nja 10 metra. Shërbimi Policor I Kosovës ka vendosur barrikada, ata kanë djegur dy goma dhe më pas janë tërhequr prapa. Po ashtu I kanë dëmtuar disa shenja të komunikacionit të cilat janë te kufiri, por nuk ka ndonjë problem tjetër", tha zëdhënësi Elshani. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së forcës paqëruajtëse të NATO-s. policia dhe trupat e KFOR-it po kujdesen për ruajtjen e kufurit të Kosovës me Serbinë. Ky është incidenti I tretë në kufurin midis Kosovës e Serbisë që kur Kosova shpalli pavarësisë e saj të dielën. Dy ditë më parë rreth një mijë protestues serbë dogjën dy pikat kufitare në veri të Kosovës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||