BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 21 shkurt 2008 - 09:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ndërkombëtarët akuzojnë serbët për incidentet

Serbë djegin makina të OKB-së në Jarinje
Sulmohen makina të OKB-së në Kosovë
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, kanë akuzuar udhëheqësit e serbëve vendas për incidentet në dy pikat kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës.

Ata i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të përmbahet nga deklaratat që nxisin veprime të dhunshme.

Pjesëtarët e komunitetit serb kanë sulmuar të martën dy poste kufitare duke i shkatërruar ato, në shenjë të mos pranimit të vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Por forcat paqeruajtëse të NATO-s mbyllën dy vendkalimet kufitare menjëherë pas incidentit, ndërkohë që ato u rihapën gjatë ditës së djeshme.

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, deklaroi në Beograd, se megjithëse reagimi i serbëve mund të ishte i keq, ai megjithatë ishte legjitim.

Por shefi i misionit të OKB-së, në Kosovë, Joackim Ruecker, tha të mërkurën se veprimi i Beogradit është në kundërshtim edhe me zotimet e tij për përmbajtje nga dhuna.

Nato merr kontrollin

Zyrtarë të SHPK-së thonë se vendkalimet me Serbinë janë vënë nën kontroll të forcës së NATO-as dhe të policisë ndërkombëtare, ndërkohë që policët vendas dhe shërbimi doganor i Kosovës do të rikthehen në pozitat e tyre pasi të jetë qetësuar situata.

 Ne jemi të sigurt që të shkojmë në pjesën veriore të Kosovës, por në ato dy pika kufitare janë tani njësitet e KFOR-it dhe ato do të japin një vlerësim për shkallën e rrezikshmërisë për punën që pjesëtarët e SHPK-së mund ta bëjnë aty...
Veton Elshani

"Ne jemi të sigurt që të shkojmë në pjesën veriore të Kosovës, por në ato dy pika kufitare janë tani njësitet e KFOR-it dhe ato do të japin një vlerësim për shkallën e rrezikshmërisë për punën që pjesëtarët e SHPK-së mund ta bëjnë aty si,"ka thënë zëdhënsi i SHPK-së, Veton Elshani.

"Për shkak të uljes së tensioneve SHPK-ja nuk është e pranishme në këto dy pika, por ajo do të rikthehet aty shpejt," tha zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani.

Sipas tij në pjesën veriore të Kosovës, SHPK-ja ka shumicën e pjesëtarëve të saj nga radhët e komunitetit serb dhe tani për tani nuk ka njoftime, ka thënë zëdhënësi Elshani, që pjesëtarët e këtij komuniteti ta kenë lëshuar punën në SHPK.

Ndërkohë, serbët e Kosovës kanë vazhduar protestat kundër pavarësimit të Kosovës dhe e kanë cilësuar Kosovën si pjesë të Serbisë. Ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët e ardhshme, dhe kanë marrë përkrahjen e fuqishme nga autoritetet në Beograd.

LOKALE
Feith thotë se Kosova s'është protektorat
20 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
"Pavarësia - hapi i duhur", thotë Bush
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Parlamenti serb kundërshton pavarësinë
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Shpërthim i dytë në Mitrovicë
19 shkurt 2008 | Rajoni
Serbët bojkotojnë institucionet
18 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>