BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 19 shkurt 2008 - 07:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
"Pavarësia - hapi i duhur", thotë Bush
Presidenti Bush
"SHBA së shpejti marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën"
Presidenti Bush tha se historia do të tregojë që pavarësia e Kosovës ishte hapi i duhur. Duke folur nga Tanzania, zoti Bush tha se, së shpejti, Uashingtoni do të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën.

"Me këtë shpallje të pavarësisë, Kosova është angazhohet për ruajtjen e standardeve më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën e drejtësinë për qytetarët e gjithë prejardhjeve etnike", tha zoti Bush.

"Këta janë parimet që nderojnë dinjitetin njerëzor. Këto janë vlerat që Amerika kërkon nga një mik dhe së shpejti do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës," tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>