|
Feith thotë se Kosova s'është protektorat | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith hapi zyrën e tij në Prishtinë duke u kërkuar serbëve që të mos frikësohen nga BE-ja. Duke folur tre ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zoti Feith tha se BE-ja do t'i dislokonte 2000 zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit në mbarë Kosovën, përfshirë edhe në veriun e dominuar nga serbët. Por ai shtoi se do të ishte e gabuar të sygjerohej se Kosova do të bëhej protektorat i BE-së: "Po ndodh një transferim i autoritetit që do të jetë nga OKB-ja në qeverinë e Kosovës. Nuk është një transferim nga OKB-ja tek BE-ja, sepse jemi në një pozitë të ndryshme këtu." "Ne nuk do të vazhdojmë administrimin e Kosovës. Është qeveria ajo që do të marrë përgjegjësitë dhe ne jemi këtu si këshilltar të afërt të qeverisë me përgjegjësinë e caktuar të zbatimit të zgjidhjes së gjithanshme", tha përfaqësuesi i BE-së. Zoti Feith e cilësoi ekonominë e Kosovës si një prej çështjeve kryesore, me të cilën duhej të merrej BE-ja. "Unë mendoj se me forcimin e sigurisë për të gjithë shtetasit përfshirë edhe komunitetin serb, ekonomia, krijimi i vendeve të punës, rritja, investimet janë ato që do t'i bëjnë njerëzit të qëndrojnë ku janë dhe të ndihen më pranë institucioneve evropiane, të cilave u përkasin", tha Pieter Feith. | LOKALE Reagime të ndryshme ndaj incidentit 20 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Kosova shtet i qytetarit20 shkurt 2008 | Rajoni Reagime pas shpalljes së pavarësisë 19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Udhëheqja kosovare mirëpret njohjen19 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||