|
Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave | |||||||||||||||||||||||
Trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë ndërhyrë pasi demonstruesit serbë i vunë zjarrin dy pikave kufitare midis Serbisë dhe Kosovës. Është hera e parë që forcat e NATO-s reagojnë qëkur Kosova shpalli pavarësinë të dielën. Njoftimet thonë se rreth një mijë serbë të Kosovës morën pjesë në protestë duke detyruar policinë e OKB dhe atë kosovare të kërkojnë ndihmën e NATO-s. Rusia rithekson rrugët diplomatike Rusia i ka thënë SHBA se deklarata e pavarësisë së Kosovës ka rrezikuar stabilitetin ndërkombëtar. Moska tha se paralajmërimi u dha nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një bisede telefonike me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice. Në të thuhet se zoti Lavrov ka ritheksuar opozitën e Rusisë ndaj deklaratës unilaterale të pavarësisë. Aleksandr Botsan-Kharchenko, i dërguari special i Rusisë për Ballkanin tha se Rusia po vazhdonte bisedimet me palët rreth deklaratës së pavarësisë, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre: "Përsa i përket dialogut, të paktën ne po vazhdojmë një dialog me këdo dhe natyrisht me ata që ndajnë pikëpamjen tonë apo shqetësimet tona. Megjithatë ne po vazhdojmë dialogun edhe me ato shtete me të cilat kemi mosmarrëveshje thelbësore mbi Kosovën" Ai gjithashtu tha se Rusia pret që Këshilli i Sigurimit të monitorojë zhvillimet në Kosovë. "Tani puna është fokusuar tek KS dhe ky do të jetë edhe drejtimi ynë kryesor në të ardhmen pasi ne nisemi nga parimi se KS vazhdon t'i kushtojë vëmendje dhe të mbajë situatën nën kontroll në Kosovë." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||