BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 19 shkurt 2008 - 13:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Parlamenti serb kundërshton pavarësinë

kryeministri Vojisllav Koshtunica
Parlamenti i Serbisë miratoi të hënën vonë vendimet e qeverisë me të cilat shpallet e pavlevshme shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në arsyetimin e vendimeve të qeverisë me të cilat shpallen të pavlevshme aktet e 17 shkurtit të Kuvendit të Kosovës në bazë të të cilave u shpall pavarësia, kryeministri Vojisllav Koshtunica përsëriti vlerësimet e ditëve të fundit, sipas të cilave detyrë dhe objektiv kryesor i politikës së ardhshme shtetërore serbe do të jetë, tha ai, "rikthimi i Kosovës e Metohisë në rendin kushtetuto-juridik të vendit konform normave në fuqi të së drejtës ndërkombëtare."

"Me aktin e djeshëm të kundërligjshëm u shkel Karta e Kombeve të Bashkuara, Rezoluta 12-44, Akti Final i Helsinkit dhe të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare mbi të cilat mbështetet rendi botëror," tha zoti Koshtunica.

"Me të rrezikohet drejtpërdrejt sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, kushtetuta e saj dhe rendi kushtetues si dhe të gjitha aktet legale e legjitime që kanë nxjerrë institucionet më të larta shtetërore të Serbisë."

Dallime

Përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare thanë se mbështesin këtë qëndrim të qeverisë.

Mirëpo, pati edhe dallime në vlerësimin e asaj që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Socialistët e partisë së ish-presidentit serb Millosheviq folën për "separatistët dhe terroristët shqiptarë", sikurse u shpreh shefi i tyre, Ivica Daçiq.

Liberaldemokrati Çedomir Jovanoviq tha se parlamenti duhet të mbledhë forcë që t'u drejtojë qytetarëve të Serbisë mesazhin për Serbinë e së ardhshmes dhe në të njëjtën kohë të mbledhë forcë të rishikojë dështimet e veta.

"Kjo nuk është disfata jonë e parë... përmes kësaj disfate secili prej nesh duhet të paguajë çmimin për gabimet që ka bërë shteti ynë gjatë kohës që do të dëshironim ta harrojmë, por që nuk mund të fshihet," tha zoti Jovanoviq.

LOKALE
Protesta në Beograd kundër pavarësisë
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbët bojkotojnë institucionet
18 shkurt 2008 | Rajoni
Serbët e Kosovës reagojnë pas pavarësisë
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbia - Pavarësia "akt antijuridik"
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Reagimet ndërkombëtare pas pavarësisë
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Udhëheqësit serbë për Kosovën
12 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>