|
Protesta në Beograd | |||||||||||||||||||||||
Qindra protestues në Beograd kanë sulmuar ambasadën amerikane si dhe ambasada të tjera në Beograd, për të shprehur zemërimin e tyre pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës.
Rreth 1000 serbë sulmuan selinë e ambasadës amerikane, hynë brenda, dhe menjëherë u vunë zjarrin disa dhomave. Në shënjestër u vunë edhe ambasadat e Britanisë së Madhe, Belgjikës, Kroacisë dhe Turqisë.
U sulmuan biznese dhe restorante. Ka njoftime për një të vrarë dhe deri 100 të plagosur.
Sulmet pasuan një protestë më të hershme paqesore ku rreth 150.000 serbë ishin mbledhur para godinës kryesore të parlamentit në Beograd
Demonstruesit dolën me flamur kombëtare serbë dhe rusë.
Motoja e demonstratës ishte "Kosova është Serbi"
Shumica e serbëve kundërshtojnë me forcë humbjen e Kosovës të cilën e konsiderojnë si qendrën e tyre kulturore dhe fetare.
Në zonat de-facto kufitare kosovare, janë dislokuar trupat paqeruajtëse të NATO-s ndërsa disa serbë u përpoqën të hynë në territorin kosovar
Gjithashtu ka patur protesta në Mitrovicë ku një kryq varrimi ortodoks me emrin e presidentit Bush ishte ngjitur pas një shtylle trafiku.
SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Italia janë disa nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||