BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 17 janar 2011 - 17:09 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Në foto: Ceremonia e Globeve të Artë 2011

Aktorët Colin Firth dhe Christian Bale valvitën flamurin e Britanisë në ceremoninë e Globeve të Arta në Los Angeles, ku yjet u vlerësuan për perfomancën e tyre përkatësisht në filmat “King's Speech” dhe “The Fighter”.

Megjithatë bashkatdhetarja e tyre Helena Bonham Carter - e veshur me një fustan nga Vivienne Westwood dhe këpucë të çuditëshme - u largua nga ceremonia me duar bosh, ashtu si edhe shoqet e saj të nominuara Halle Berry dhe Nicole Kidman.

Filmi “Social Network” mori katër çmime, mes tyre regjizori David Fincher (majtas) dhe skenaristi Aaron Sorkin (djathtas). Natalie Portman u cilësua aktorja më e mirë në një dramë, për rolin e saj në Black Swan (Mjellma e Zezë).

Glee ishte fituesi kryesor në kategorinë e TV-së, ku u vlerësuan me çmime aktorët Chris Colfer (m) dhe Jane Lynch (d). Në vlerësime të tjera, Steve Buscemi u cilësua aktori më i mirë në një dramë televizive, për rolin e tij në “Boardwalk Empire”.

Al Pacino dhe Robert De Niro ishin mes veteranëve të Hollivudit që u vlerësuan në këtë ceremoni në Los Angeles. Ashtu si edhe aktorja Annette Bening (qendër), e cila u vlerësua për rolin në filmin Kids are All Right ku luan edhe aktorja Julianne Moore.

Ngjyra më popullore në këtë ceremoni ishte ngjyra e gjelbër e preferuar edhe nga Catherine Zeta Jones (në foto me bashkëshortin Michael Douglas) dhe Angelina Jolie (në foto me partnerin e saj Brad Pitt).

Këngëtarja Christina Aguilera (m), Anne Hathaway dhe Scarlett Johansson (d) ishin midis yjeve të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni të Globeve të Artë -- më e madhja e Hollivudit pas asaj të çmimeve Oscar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>