|
Në foto: Protestë e dhunshme në Tiranë | |||||||||||||||||||||||
Mijëra protestues u mblodhën në rrugët e kryeqytetit shqiptar Tiranë për të demonstruar kundër qeverisë në një protestë që u kthye shpejt në një përplasje të dhunshme.
Të paktën tre persona gjetën vdekjen dhe shumë të tjerë, përfshirë policë, u plagosën gjatë përleshjeve. Protestuesit u vunë zjarrin disa makinave.
Dëshmitarët thonë se një grup nga turma qëlloi me gurë kundër policisë e cila u përgjigj me gazlotsjellës dhe pompa uji.
Policia ishte përgatitur për trazira dhe rrethoi ndërtesën e kryeministrisë para protestave të thirrura nga Partia Socialiste e opozitës.
Socialistët thonë se qeveria është e korruptuar dhe e akuzojnë atë për manipulimin e zgjedhjeve.
Shqipëria ndodhet në një ngërç politik që kur opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||