BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 23 shkurt 2008 - 19:19 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ambasada amerikane largon një pjesë të stafit
Roje përballë ambasadës amerikane
Ambasada amerikane u sulmua së bashku me disa të tjera
SHBA ka filluar tërheqjen e stafit jo shumë të nevojshëm të ambasadës në Serbi pas një sulmi të demonstruesve kundër përkrahjes amerikane për pavarësinë e Kosovës.

Një autokolonë me afro 40 makina janë larguar nga Beogradi.

Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se i kishte ofruar edhe shtetasve privatë amerikanë mundësinë që t'i bashkoheshin autokolonës për në Kroaci.

Deklarata thotë se evakuimi është i përkohshëm, por ishte urdhëruar për shkaqe sigurie.

Pritet që amerikanët të jenë larguar të paktën për një javë.

Ambasada është e mbyllur, ndërkohë ndërtesës i janë bërë riparimet e duhura pasi pjesëve të saj iu vu zjarri nga protestues të enjten.

Mësohet se policia në Beograd ka arrestuar të paktën 200 vetë pas protestave ku një person u vra dhe disa të tjerë janë plagosur.

Situata në Beograd ishte e qetë gjatë ditës së shtunë, por siç thotë korrespondenti i BBC-së atje, opozita serbe ndaj pavarësisë së Kosovës është më e fortë se kurrë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>