BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 03 mars 2008 - 15:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Serbët bllokojnë hekurudhën
Protesta të mëhershme në Mitrovicë
Punëtorë serb të hekurudhës në Kosovën Veriore thonë se kanë bllokuar një tren të mallrave ndërsa Beogradi thotë se po merrte kontrollin mbi hekurudhën në këtë pjesë të Kosovës.

Serbia është ankuar rreth hekurudhës në Kosovë që në vitin 2005 kur administrata e Kombeve të Bashkuara ndërmori hapat e para drejt privatizimit të saj.

Të shtunën shërbimi policor i Kosovës pezulloi nga puna rreth 260 policë serbë në të gjithë Kosovësn, të cilët për tre ditë rresht nuk po paraqiteshin në vendet e tyre të punës.

Policët serbë kanë ndërprerë bashkëpunimin me kolegët e tyre shqiptarë dhe kanë thënë se do të ju binden vetëm urdhërave të UNMIK-ut.

Kjo në shenjë proteste ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>