BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 20 shkurt 2008 - 18:56 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Notë proteste serbe kundër Shqipërisë
Pamje nga Tirana
Pas kësaj note proteste pala shqiptare ende nuk ka reaguar.
Serbia i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë ku njohja e pavarësisë se Kosovës është cilësuar në kundërshtim me rezolutën, 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Nota e protestës i është dorëzuar zv/ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi, nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.

Sipas deklaratës vendimi shqiptar cënon të drejtën ndërkombëtare dhe do të sjellë destabilizim të rajonit dhe më gjerë.

Diplomati serb, i cituar nga media shqiptare, tha se masat e Serbisë ndaj Shqipërisë do të jenë diplomatike, por nuk mendohet ndonjë embargo.

I ngakuari me punë i ambasadës serbe në Tiranë ka thënë se pas qëndrimit të Shqipërisë ndaj Kosovës, ai nuk mund të presë marrëdhënie të mira me vendin ku ndodhet i akredituar.

Zoti Zariç bëri të ditur se e kanë thirrur në Beograd për konsultime të mëtejshme.

Pas kësaj note proteste pala shqiptare ende nuk ka reaguar.

LOKALE
Shpërthim i dytë në Mitrovicë
19 shkurt 2008 | Rajoni
Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Parlamenti serb kundërshton pavarësinë
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Kosova shtet i qytetarit
20 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>