BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 shkurt 2008 - 10:28 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shqipëria e gatshme të ndihmojë Kosovën
Pamje nga sheshi Skënderbej në Tiranë
Shqipëria vazhdon ta mbajë të mbërthyer vëmendjen nga Kosova, ndërsa pritet të deklarohet statusi i saj përfundimtar.

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Gazmend Oketa, i tha BBC-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës duhet të shikohet si një ditë historike, por festimet duhet të jenë të përmbajtura.

 ...do të vendosim në dispozicion të qeverisë të Kosovës dhe shtetit të ri kosovar të gjitha ato mundësi e burime që ne kemi në dispozicion.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Gazmend Oketa

Zoti Oketa la të kuptohet se Tirana zyrtare ende nuk ka marrë një vendim nëse Shqipëria do t'u bashkohet festimeve që janë programuar në Kosovë.

Zoti Oketa tha ndërkohë se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur një embargoje që Serbia mund t'i vendosë Kosovës.

“Ne kemi deklaruar se do të vendosim në dispozicion të qeverisë së Kosovës dhe shtetit të ri kosovar të gjitha ato mundësi e burime që ne kemi në dispozicion”, i tha zëvendëskyreministri shqiptar, Gazmend Oketa, seksionit shqip të BBC-së.

Ai përmendi me këtë rast portet dhe infrastrukturën rrugore, duke shtuar se Shqipëria di t'u gjendet fqinjëve të saj në momente të vështira dhe, aq më tepër, shtetit kosovar.

LOKALE
Udhëheqësit serbë për Kosovën
12 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>