|
Serbia do ta anulojë vendimin për pavarësinë | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri serb, Vojislav Koshtunica, tha thënë se vendimi i qeverisë së Serbisë për anulimin e shpalljes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës ka rëndësi historike. Ai tha se ajo paraqet bazën e programit kombëtar në periudhën e ardhshme në Kosovë. "Qeveria serbe konfirmon se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e rendit kushtetues e juridik të Serbisë, se serbët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që e njohin shtetin e Serbisë janë qytetarë të barabartë dhe kanë të drejta të plota që të mos i njohin aktet jolegale mbi shpalljen e pavarësisë", theksoi kryeministri Koshtunica . Ai tha se me këtë vendim qeveria e Beogradit konfirmon gadishmërinë që në Kosovë të zbatohet kushtetuta dhe ligjet e Serbisë. Zoti Koshtunica tha se ky vendim do t'i adresohet edhe Sekretarit të Përgjithshem të OKB-së me kërkesë për anulimin e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se me vendim shpalleshinn të pavlefshme të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian për dërgimin e Misionit në Kosovë. Vendimi i autoriteteve serbe do t'u dërgohet edhe kryetarëve të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Zoti Koshtunica tha se masat do të jenë konkrete, varësisht nga rrethanat. Ai nuk saktësoi se për çfarë masash bëhet fjalë dhe nënvizoi se Serbia 'do të bëjë atë që do ta bënte çdo vend tjetër në situatën e saj'. Ai vuri në dukje se qeveria nuk e ka shqyrtuar mundësinë e zbatimit të masave të jashtëzakonshme në vend. Kryeministri Koshtunica sërish iu bëri thirrje serbëve në Kosovë që të mbeten mos largohen dhe 'të mbeten në tokën e tyre'. Ai premtoi se shteti serb do të bejë çmos që ata të bëjnë një jetë normale. Ai tha se organet e shtetit do ta shtojnë prezencën e tyre në Kosovë dhe paralajmëroi se të shtunën do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Mbështetje për vendimin Gati të gjitha partitë parlamentare e kanë mbështetur këtë vendim të qeverisë si të domosdoshëm, përveç Partisë Liberal Demokartike të Çedomir Jovanoviqit, e cila vlerëson se ky vendim është edhe një hap në politikën e gabuar ndaj çështjes së Kosovës. Sipas kësaj partie, në këtë mënyrë rrezikohet si ekzistenca e bashkësisë serbe në Kosovë, ashtu edhe e ardhmja evropiane e Serbisë. Për momentin nuk ka reagime të opinionit, ndërsa të premten pasdite është paralajmëruar të mbahet një protestë në qendër të Beogradit kundër Misionit të BE-së në Kosovë. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza BE-ja miraton misionin në Kosovë04 shkurt 2008 | Rajoni "Pavarësia i jep fund ndikimit të Serbisë"07 shkurt 2008 | Rajoni Udhëheqësit serbë për Kosovën12 shkurt 2008 | Rajoni 'Kosova ka dalë nga axhenda e OKB-së'14 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||