|
'Kosova ka dalë nga axhenda e OKB-së' | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Prishtinë se problemi i Kosovës ka dalë nga axhenda e OKB-së, duke lënë të kuptohet se zgjidhja për statusin e Kosovës do të kërkohet jashtë saj. Kryeministri Thaçi tha se Kosova do të bëjë hapat e saj në bashkërendim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare që do të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. "Ju e dini që çështja e statusit politik të Kosovës ka dalë nga godina e OKB-së, por pretendimet tona, zotimet tona si institucione të Kosovës janë që të bashkëpunojmë sa më ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Prandaj, sa i përket statusit, gjithçka është e përfunduar dhe pretendimi ynë është që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë OKB-së," tha kryeministri i Kosovës. Deklaratat e zotit Thaçi pasojnë kërkesën e Rusisë për mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB-së, pas kërkesës së shtruar nga Serbia, për të diskutuar mbi çështjen e Kosovës. Mbledhje e mbyllur Këshilli i Sigurimit ka vendosur që të mbajë një mbledhje të mbyllur në të cilën do të paraqiten pikëpamjet e Serbisë dhe të Rusisë dhe të anëtarëve të tjerë të tij, mbi gjendjen në Kosovë. Qeveria e Serbisë, ka paralajmëruar një varg masash në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pritet që Këshillit të Sigurimit t'i drejtohet ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për të paraqitur kundërshtimin e tij ndaj shpalljes së paralajmëruar të pavarësisë së Kosovës. | LOKALE Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës12 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Hartohet deklarata e pavarësisë12 shkurt 2008 | Rajoni KS i OKB-së mblidhet për Kosovën14 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||