 | | | "Pavarësia e Kosovës është shkelje e Kartës së OKB-së", thotë Lavrov |
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka ritheksuar kundërshtimin e fortë të Rusisë ndaj shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës. Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, ku po merr pjesë në një konferencë çarmatimi, zoti Lavrov tha se pavarësia e Kosovës do të minonte bazat e sigurisë në Evropë dhe përbënte shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara. "Fjala është për minimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, minimin e të gjithë atyre parimeve të cilat Evropa i ka vënë në themel të ekzistencës së saj, me përpjekje të mëdha, me luftra, gjak dhe sakrifica", tha zoti Lavrov. Kjo, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të thotë minim i parimeve mbi të cilat është bazuar OSBE-ja, i parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. | | |