|
KS i OKB-së mblidhet për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë të enjten një sesion me dyer të mbyllura për Kosovën. Presidenti i radhës i Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Panamasë në OKB, Rikardo Alberto Arias, tha se ky takim ishte kërkuar nga Serbia. "Federata ruse e mbështeti këtë kërkesë të Serbisë. Këshilli ra dakord që ky të jetë një debat privat, ku të ftohet edhe ministri i jashtëm Serbisë. Megjithatë vetëm anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin fjalën në këtë mbledhje", tha Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rikardo Alberto Arias. Serbia e kundërshton fuqishëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Beogradi thotë se ka një plan sekret veprimi për të reaguar ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë ambasadori serb në Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviç, i tha BBC-së se Beogradi nuk do të shkonte deri atje sa të priste lidhjet tregtare dhe ato të transportit me Kosovën. "Serbia ka vuajtur shumë nga politika e sanksioneve, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi do të vërë në veprim ndonjë skemë që përmban sanksione ndaj Kosovës. Deri tani udhëheqësit tanë politikë kanë qenë në favor të zbutjes së krizës dhe në kërkim të një zgjidhjeje politike, përfshirë edhe një lloj dialogu", i tha BBC-së ambsadori serb në Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviç. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Lavrov rikonfirmon kundërshtimin rus 13 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Hartohet deklarata e pavarësisë12 shkurt 2008 | Rajoni Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës12 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Udhëheqësit serbë për Kosovën12 shkurt 2008 | Rajoni Basha në Londër për Kosovën e NATO-n12 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||