|
Atmosferë festë Shqipëri për 17 shkurtin | |||||||||||||||||||||||
Janë të shumtë qytetarët e Shqipërisë që ndjehen xhelozë ndaj miqve të tyre që gjatë javës nuk pritën të djelën, por u nisën drejt Kosovës për të marrë pjesë edhe fizikisht në ditën e madhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjovalini, 50 vjeç nga Shkodra, e krahason 17 shkurtin me 28 nëntorin e vitit 1912. "Me pavarësinë e Kosovës bashkohet një vatër e ndarë 100 vjet më parë. Duke u kthyer në mënyrë virtuale tek 1912-a, unë lotova nga krahasimi me pavarësinë e 1912-s." Analisti Aleksandër Çipa tregon disa nga 1001 arësyet pse, sipas tij, një qytetar i Shqipërisë duhet të jete më i gëzuar se kurrë më 17 shkurt 2008. "Arsyeja e parë është memoria e freskët. 100 vjet nuk janë shumë për një popull të mësuar se historia vazhdon dhe shpesh korigjon gabimet". Kur është fjala për Kosovën, prej kohësh, çdo qeveri e opozitë e këtushme e pas 1990-tës mban qëndrim të njëjtë. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se me 17 shkurtin hapet një histori e re paqeje, stabiliteti e integrimi rajonal e europian. "Hapen mundësitë për një kapitull të ri midis dy kombeve, kombit shqiptar e kombit serb, të cilët pavarësisht nga historia e hidhur kanë vetëm një rrugë, të ndërtojnë një të ardhme të re në paqe, stabilitet dhe prosperitet." Historiani, Pëllumb Xhufi, një nga drejtuesit e partisë LSI të opozitës, thotë se ngjarja e madhe historike duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. "Ndjehemi të gëzuar që ndajmë një festë të madhe. Është një ngjarje historike e vonuar, por ka rëndësi që gjithë komuniteti ndërkombëtar është i mendimit se kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë." Ndërkohë gjatë gjithë ditës së dielë Tirana do jetë e tëra në pushtetin e qytetarëve të saj. Makinat nuk do të lejohen të qarkullojnë fare në qytet nga ora 10 deri në ora 18 . Balina Balluku, përfaqësuese e Bashkisë së Tiranës, bëri thirrje për gëzim të paqëm të qytetarëve të Tiranës. Tirana zyrtare ka njoftuar se do ta njohë e para pavarësinë e Kosovës dhe do t'i gjendet asaj në ndihmë me ç'të mundet, që në hapat e para të shtetit të ri, ka thënë Gazmend Oketa, zëvendëskryeministër i Shqipërisë. "Ne do të vendosim në dispozicion të shtetit të ri kosovar të gjitha ato burime që kemi në dispozicion, duke filluar nga portet dhe infrastruktura rrugore." Atmosfera festive e 17 shkurtit ndjehet kudo, në të gjitha fshatrat e qytetet e Shqipërisë. | LOKALE Atmosferë festive në Prishtinë17 shkurt 2008 | Rajoni Kosova feston në vigjilje të pavarësisë17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Festimet në Mitrovicë do të jenë ndryshe17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Beogradi kritikon misionin e BE-së16 shkurt 2008 | Rajoni Beogradi përgatit masat kundër pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Fillon festa e pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||