BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 03:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Festimet në Mitrovicë do të jenë ndryshe
Mitrovica
Shqiptarëve u është thënë të mos festojnë në mënyrë provokuese
Paqeruajtësit francezë të NATO-s parakalojnë në urën e drunjtë mbi lumin Ibër, që ndan veriun me jugun e Mitrovicës.

Në prag të pavarësisë, ushtarët e Nato-s duan që të jenë një prani që bie në sy, për të siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës se nuk kanë përse të kenë frikë.

Paqeruajtësit kanë përgatitur barriera me tela me gjemba dhe blloqe betoni për të ndarë shqiptarët dhe serbët në rast se do të ketë trazira.

Besim Hoti zëdhënësi i policisë për Mitrovicën tha se në këtë qytet do të jetë ndryshe nga pjesët e tjera të Kosovës.

Ai tregon se janë bërë shumë përpjekje për t'u shpejguar në mënyrë të veçantë shqiptarëve, se kur është fjala për festimet të mos veprojnë në një mënyrë që do të mund të konsiderohet si provokim.

Potenciali për trazira është i madh. Pjesa më e madhe e njerëzve në Kosovë dinë si të luftojnë.

Një brez i shqiptarëve kanë marrë pjesë në protestat kundër forcave serbe të sigurisë. Shumë syresh morën armët.

Ndoshta gati gjysma e popullsisë së Kosovës e ka provuar të jetë refugjate.

Por ka gjithashtu edhe më shumë faktorë stabilizues sesa më parë.

Forcat lokale të policisë janë të stërvitura më mirë, sesa ishin gjatë përplasjeve serioze të vitit 2004.

Mbi të gjitha, ditët e sponsorizimit të paraushtarakëve në Ballkan kanë përfunduar.

Si serbët ashtu edhe shqiptarët shpresojnë që e djela të kalojë paqësisht.

LOKALE
Kosova feston në vigjilje të pavarësisë
17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Fillon festa e pavarësisë
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme
16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>