|
Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme | |||||||||||||||||||||||
Në kohën që Kosova pritet të shpallë pavarësinë këtë fundjavë, Bashkimi Evropian miratoi përbërjen e një force të prej 2000 oficerësh policie, gjykatësish dhe prokurorësh. Pjesëtarët e këtij misioni të Bashkimit Evropian do të dislokohen duke filluar me javën e ardhshme. Vendosja e misionit BE priti nga ana diplomatike deri sa të bënte betimin presidenti pro-perëndimor serb, Boris Tadiç, për t'i dhënë dritën jeshile dislokimit të misionit policor dhe juridik, që është misioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë. Detyra e 2000 policëve, gjykatësve dhe prokurorëve do të jetë një sfidë e vështirë. Ata do të ndihmojnë për të parandaluar dhunimin e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar se institucionet e brishta të Kosovës janë larg ndërhyrjes së politikës. Gjëja shumë e rëndësishme është fakti që ky mision do të jetë në gjendje të ndërhyjë në sektorë delikatë si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kapja dhe paditja e kriminelëve të luftës. Gjermania dhe Italia janë kontribuesit më të mëdhenj, por të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës do të marrin pjesë në mision, bashkë me jo vendet evropiane si SHBA-ja, Turqia dhe Kroacia. Është një sinjal i qartë për Serbinë dhe Rusinë, që e kundërshtojnë me forcë pavarësinë e Kosovës dhe këmbëngulin se prania e BE-së në Kosovë është e paligjshme. Diplomatët evropianë thonë se Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-Moon e mbajti shënim misionin e planifikuar në fillim të muajit Janar. Kjo gjë mund të mos jetë dritë jeshile, tha një diplomat, por nuk është as dritë e kuqe. Me dislokimin përgjatë 120 ditëve, misioni me emrin EULEX, pritet të zëvendësojë plotësisht OKB-në në fillim të qershorit. Shefi i misionit është Yves de Kermabon, një gjeneral francez në pension dhe ish komandanti i forcave të Nato-s në Kosovë. | LOKALE Beogradi kritikon misionin e BE-së16 shkurt 2008 | Rajoni Thaçi: "Dinjitet dhe respekt në festime"15 shkurt 2008 | Rajoni Kosova në pritje të pavarësisë15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Presidenti e kryeministri serb kundër pavarësisë15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Takim i papritur Thaçi-Gruevski15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Sa efektive është Kosova e pavarur?15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Roli i BE-së dhe sovraniteti i shtetit të ri 15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Shqipëria e gatshme të ndihmojë Kosovën15 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||