BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 shkurt 2008 - 14:50 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kosova në pritje të pavarësisë
Poster në Mitrovicë
SHBA dhe shumë vende të BE planifikojnë të njohin pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka risiguruar popullsinë serbe në Kosovë se nuk do të përballen me diskriminim kur vendi të shpallë pavarësinë nga Serbia.

"Për të garantuar komunikim të vazhdueshëm dhe për të ndërtuar Kosovën si vend me perspektivë për gjithë shtetasit e Kosovës, si kryeministër unë kam vendosur të ngre një zyrë speciale për çështje të minoriteteve."

Duke folur para gazetarëve në Prishtinë, zoti Thaçi refuzoi të japë një datë të saktë për shpallje të pavarësisë.


Rusia shton presionin diplomatik

Rusia ka shtuar presionin diplomatik kundër njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ministria e jashtme ruse ka lënë të kuptohet se çdo lëvizje e tillë do të merrej parasysh në politikën e Moskës drejt Abkhazisë dhe Oshetisë së Jugut që janë rajone që kërkojnë shkëputje nga Gjeorgjia.

Rusia dhe Serbia thonë se çdo shpallje e pavarësisë do të jetë e paligjshme dhe i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB për të ndërmarrë veprime të shpejta kundër çdo lëvizje të tillë, por SHBA dhe disa vende të BE-së duket se përkrahin atë.

Diskutohet Kosova në KS

Kjo vjen në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të kundërshtojnë shpalljen e pavarësisë të Kosovës e cila pritet të bëhet se shpejti.

Zoti Jeremiq tha pas takimit se nuk ishte vonë që të ndalej Kosova nga ndarja.

Ai tha se Serbia nuk do të përdor forcën nëse Kosova e bën këtë, por se lejimi i Kosovës që të shpallë pavarësinë sipas zotit Jeremiq do t'i jepte dritën jeshile edhe lëvizjeve të tjera separatiste anembanë botës.

Jeremiq tha se nga OKB kishte kërkuar mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë si një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se Serbia ishte gati që të bisedojë dhe të angazhohet në dialog demokratik dhe paqësor.

Ndërsa zv. ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Alejandro Wolf, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesnin planin e OKB-së për të ardhmen e Kosovës.

Ai tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është i qartë dhe se Uashingtoni beson se plani i zotit Ahtisari, i cili çon në pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, është mënyra më e drejtë për të siguruar mirëqënien dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>