BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 shkurt 2008 - 13:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim i papritur Thaçi-Gruevski

Gruevski
Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se në Shkup kanë zhvilluar një takim joformal kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.

Siç thuhet nga komunikata në takim është biseduar për bashkëpunime mes dy palëve në disa fusha.

Gjithashtu është folur edhe për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Komunikata nga qeveria thotë se të dy kryeministrat i kanë dhënë mbështetje planit të Presidentit Ahtisari.

Takimi është zhvilluar papritur. Zyrtarë të kabinetit të kryeministrit të Maqedonisë u thanë mediave fillimisht se nuk kanë njoftime për takimin.

Por vetëm pak kohë më pas, qeveria dërgoi njoftimin e shkurtër për takimin Gruevski – Thaçi.

Deklarata e Cërvenkovskit

Takimi vjen pas deklaratave të enjten të Presidentit të Maqedonisë Branko Cërvenkovski se vendi i tij nuk do të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Z. Cërvenkovski tha se ky veprim do të ndërmerret në koordinim me BE-në dhe NATO-n, por Maqedonia do të duhet të shohë edhe interesin e saj.

Kreu i shtetit maqedonas tha se njohja e Kosovës duhet të bëhet në paketë me një marrëveshje për përcaktimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Autoritet në Shkup firmosën një marrëveshje për kufirin me Beogradin, të cilin Prishtina nuk e njeh.

Nga autoritetet në Prishtinë kjo çështje konsiderohet teknike, për të cilët thonë se do të gjendet zgjidhje.

Presidenti Cërvenkovski tha se çështja e kufirit është edhe në paketën e Ahtisarit dhe besonte se do të zbatohej.

Subjektet shqiptare thonë ndërkohë se po bëjnë përgadttje për të festuar shpalljen e pavarësisë.

Ata thonë se edhe shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe këtu nga të gjithë shpallja e pavarsisë do të përjetohet me gëzim.

Festimet do të jenë ne përputhje me Prishtinën dhe Tiranën, kurse liderët politikë shqiptarë pritet të jenë në Kosovë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>