BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 shkurt 2008 - 16:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti e kryeministri serb kundër pavarësisë

Tadiq dhe Koshtunica
Udhëheqja serbe flet kundër pavarësisë së Kosovës
Presidenti i rizgjedhur serb, Boris Tadiq, me rastin e bërjes së betimit në këtë post ka rikonfirmuar vendosmërinë e tij që të mos hiqet dorë nga, sikurse u shpreh, beteja për Kosovën dhe që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian:

“Është me rëndësi që për çështjet kryesore të arrijmë
unitet”- u shpreh zoti Tadiq.

Ndërkaq kryeministri Vojislav Koshtunica, duke folur në një manifestim me rastin e ditës së shtetësisë kërkoi që institucionet e shtetit dhe gjithë qytetarët të jenë unikë për mbrojtjen e Kosovës, ashtu siç kanë qenë serbët unikë, tha kryeministri serb, në Kosovën e 1389-tës.

Duke paralajmëruar se Serbia nuk do të pranojë të hyjë në Bashkimin Evropian, me atë që ai e quajti, tregti të padenjë, kryeministri serb tha se Serbia gjithmonë ka qenë në Evropë, kurse Kosova është emri i dytë për atë më të vlefshmen që serbët i kanë dhënë qytetërimit kristian.... Duke mbrojtjur Kosovën, Serbia mbron diçka më shumë se territorin e saj” – tha kryeministri Koshtunica.

Ndërkaq, për të premten pasdite ishte paralajmëruar që këtu në qendër të Beogradit të zhvillohet një protestë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian atje, por përveç një grupi të vogël njerëzish, kryesisht nga radhët e organizatorit- një lëvizje kjo nacionaliste, ajo nuk zgjoi kushedi çfarë interesi në sheshin qëndror të Beogradit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>