|
Kosova feston në vigjilje të pavarësisë | |||||||||||||||||||||||
Mijëra shqiptarë vërshuan në rrugët e Prishtinës për të festuar shpalljen e pritshme të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi tha se influenca e Beogradit kishte përfunduar, pavarësia ishte një çështje e kryer dhe Kosova duhet të shikonte drejt së ardhmes. Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd rreth 1000 demonstrues protestuan ndaj humbjes së territorit që e konsiderojnë si vendi i zemrës. Festimet dhe planet Festimet filluan 24 orë më herët seç pritej. Turma me flamuj kuq e zinj i injoruan temperaturat e ulta dhe u mblodhën në qendër të qytetit. Makinat valëvitën flamuj dhe u ranë borive deri natën vonë. Pati kërcimtarë tradicionalë e daullistë, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin e natës dhe dëborën që vërtitej teksa temperaturat zbritën nën 12 gradë celcius. Në një deklaratë të transmetuar në televizion, kryeministri, Hashim Thaci tha se e djela do të jetë një ditë qetësie dhe mirëkuptimi, një ditë që ai e quajti " të angazhimeve shtetërore për zbatimin e vullnetit të shtetasve të Kosovës". Kjo deklaratë ishte shprehja më e afërt e konfirmimit të së djelës si ditë e shpalljes së pavarësisë. Sipas planeve të botuara në disa media të Kosovës, kryeministri do të mbledhë Asamblenë e Kosovës në orën 3 me orën lokale. Pastaj ai, Presidenti dhe Kryetari i parlamentit do të mbajnë fjalime të shkurtra. Dhe me këtë fillojnë edhe festimet zyrtare. Në këto festime përfshihen një koncert i Orkestrës Filarmonike, festime në qendër të Prishtinës dhe në qytete dhe fshatra mbarë Kosovës. Serbët e Kosovës që përbëjnë tani vetëm 5 për qind të popullsisë e kundërshtojnë pavarësinë dhe ka njoftuar me kohë se refuzojnë ta njohin atë. | LOKALE Thaçi lë të kuptohet shpalljen e pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Beogradi kritikon misionin e BE-së16 shkurt 2008 | Rajoni Fillon festa e pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Sa efektive është Kosova e pavarur?15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||