|
Thaçi lë të kuptohet shpalljen e pavarësisë | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të shtunën në Prishtinë se e diela do të jetë një ditë tjetër 'e angazhimeve shtetërore për implementimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës'. "Ne kemi agjendën tonë, agjendë të cilën do ta respektojmë si institucione të Kosovës, bashkarisht me komunitetin ndërkombëtar," tha z. Thaçi. "Edhe dita e nesërme do të jetë ditë e qetësisë, e rendit dhe e mirëkuptimit, e angazhimeve shtetërore për implementimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës". Korrespondenti ynë në Prishtinë thotë se me deklaratën e bërë pas takimit me krerët e bashkësive fetare z. Thaçi ka lënë të kuptohet se të dielën mund të shpallet pavarësia e Kosovës… Pa konfirmuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që pritet gjerësisht të ndodhë të dielën, kryeministri i Kosovës tha se autoritetet e Beogradit, nuk mund të kenë asnjë ndikim në zhvillimet që ndodhin në Kosovë. Korrespondentët e BBC-së në Prishtinë thonë se në Kosovë kanë filluar tashmë përgatitjet për festimet që do të shoqërojnë shpalljen e pavarësisë. Misioni i BE-së Ndërkohë, Bashkimi Evropian miratoi dërgimin e misionit të tij në Kosovë. Misioni, në përbërje të të cilit do të jenë 2 mijë vetë, do të fillojë dislokimin javën e ardhshme. Ai do të drejtohet nga gjenerali francez në pension, gjen. lejt. Yves de Kermabon, që ka qenë komandant i forcës paqëruajtëse në Kosovë gjatë 2004-2005-ës. Diplomati veteran holandez, Pieter Feith është emëruar i dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë. SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së pritet që ta njohin shpejt pavarësinë, por Rusia dhe Serbia e kundërshtojnë fuqishëm këtë hap. "Procedurë e heshtur" Bashkimi Evropian priti deri në momentin kur presidenti serb, Boris Tadiq bëri betimin në post të premten, para se të hapte dritën jeshile për misionin në Kosovë, thotë korrespondentja e BBC-së në Bruksel. Vendimi u zyrtarizua nga e ashtuquajtura "procedurë e heshtur", sipas së cilës blloku me 27 anëtarë, kishte kohë deri në mesnatën e shkuar për të shprehur kundërshtimet. Misioni i përbërë nga 2 mijë anëtarë, policë, zyrtarë doganash, gjykatës dhe prokurorë, do të ketë për detyrë të ndihmojë në ndalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të sigurojë që të mos ketë ndërhyrje politike në punën e institucioneve të Kosovës. Misioni po ashtu do të ndërhyjë në zonat e ndjeshme, si janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në kapjen e të dyshuarve për krime lufte. Ndërsa Gjermania dhe Italia janë kontributorët më të mëdhenj, pjesëmarrës në mision janë të gjithë vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Maltës, ndërkohë që do të kontribuojnë dhe vende si SHBA, Turqia dhe Kroacia që nuk janë anëtare. | LOKALE Beogradi kritikon misionin e BE-së16 shkurt 2008 | Rajoni Beogradi përgatit masat kundër pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Fillon festa e pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Sa efektive është Kosova e pavarur?15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Misioni i BE-së në Kosovë javën e ardhshme16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Kosova në pritje të pavarësisë15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Thaçi: "Dinjitet dhe respekt në festime"15 shkurt 2008 | Rajoni Roli i BE-së dhe sovraniteti i shtetit të ri 15 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||