|
Atmosferë festive në Prishtinë | |||||||||||||||||||||||
Qytetarë të shumtë duke u rënë borive të makinave të stolisura me flamurin kombëtar, kanë dalë të shtunën në mbrëmje rrugëve të Kosovës, për ta festuar atë që ata e cilësojnë pavarësi të vendit të tyre, ende pa u shpallur ajo. Në mesin e atyre që festonin kishte edhe qytetarë të ardhur nga diaspora. "Vij prej Zvicrës vetëm për këtë ditë. Është dita më e lumtur që e kemi. Pavarësia e Kosovës është e shpallur, nuk ka kush ta ndalë", shprehet në mikrofonin e BBC-së një qytetar. "E kemi pritur këtë ditë me shekuj, kemi vuajtur shumë dhe do ta festojmë", thotë njëri nga qytetarët që po festonin shpalljen e pritshme të pavarësisë. Vendi feston Atmosfera festive po mbretëron në gjithë vendin. Kudo në rrugë janë vendosur pllakata me mbishkrimet "Gëzuar Pavarësia" si dhe flamuj kombëtarë, amerikanë, britanikë e europianë. Në një mot të ftoftë kur temperaturat kanë rënë në -10 gradë Celsius, plaku 77 vjecar, Haqif Gashi po shëtiste në mbrëmje në Prishtinë duke festuar në mënyrën e tij pavarësinë ende të pashpallur të Kosovës. Ai po mbante në kokë një plis të bardhë, ndërsa në duar kishte posterin e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, ish-pjesëtarëve të UÇK-së të rënë në luftën e fundit. "Prej vitit 1968 kur kam dalur me studentë e popull në protesta e deri sot nuk jam ndalur kurrë. Jemi munduar për këtë ditë dhe na erdhi. Mirë se na ka ardhë", shprehet ky i moshuar. Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë është mbushur me shitës ambulantë të cilët po shesin flamuj e simbole tjera kombëtare dhe të ikonografisë më të re të Kosovës Shitësi Agim Behrami flet për interesimin e blerësve. "Shumë ka interesim. Sot i kam shitur rreth 200 flamuj kombëtarë, çmimi ka shkuar duke u rritur sepse nuk kishte sasi të mjaftueshme, ka filluar me 2 euro ndërsa është ngritur deri në 15 euro", thotë shitësi i flamujve kuq e zi.
Ndryshe nga shqiptarët që tashmë kanë nisur festën për, siç thonë, ata lindjen e shtetit më të ri në botë, në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë mbretëron një atmosferë krejtësisht tjetër. Qytetarët serbë thonë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe disa prej tyre vazhdojnë ta konsiderojnë atë pjesë të Serbisë. "Do të qëndrojmë këtu, Kosova nuk do të bëhet kurrë e pavarur. Mendoj se do të jetë ashtu siç e përcakton kushtetuta jonë. Mendoj se ky është territori i Serbisë", deklaron qytetari serb. Një grua serbe thotë se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë, edhe në qoftë se shqiptarët shpallin pavarësinë. " Natyrisht që do të qëndroj, po të kisha ku të shkoja, nuk do të isha as sot këtu". Ndërsa një qytetare tjetër serbe në veri të Mitrovicës thotë "Nuk ka shans për shpalljen e pavarësisë. Ju garantoj". Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që shpalljen e pavarësisë ta festojnë në atmosferë të qetë dhe dinjitoze, pa provokime dhe ofendime për askë. Kryeministri Thaçi ka kërkuar në veçanti kujdes të shtuar në komunat ku jetojnë pakicat. | LOKALE Atmosferë festive në Prishtinë17 shkurt 2008 | Rajoni Kosova feston në vigjilje të pavarësisë17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Festimet në Mitrovicë do të jenë ndryshe17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Beogradi përgatit masat kundër pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Thaçi lë të kuptohet shpalljen e pavarësisë16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||