|
Zhvillimet në Shqipëri në vitin 2007 | |||||||||||||||||||||||
Ngjarja më e rëndësishme e fillimvitit 2007 në Shqipëri pati të bëjë padyshim me zgjedhjet lokale. Peripecitë që e shtynë presidentin, Alfred Moisiu, të shtyjë zgjedhjet nga 20 janari në 18 shkurt, pas presionit të opozitës u harruan në mbrëmjen pas ditës së zgjedhjeve prej saj kur rezultatet paraprake flisnin për një triumf të opozitës në Tiranë dhe në bashkitë kryesore te vendit. Edi Rama, kryetari i PS-së, fitoi mandatin e tretë radhazi si kryebashkiak i kryeqytetit dhe pretendoi për fitore të madhe në të gjithë vendin. Mirëpo demokratët nuk pranuan se kishin humbur zgjedhjet lokale në shkallë vendi dhe pritën KQZ të zgjidhte pakënaqësitë e pretendimet e kandidatëve humbës e të jepte rezultatin përfundimtar në mes të qershorit. Sipas rezultateve të KQZ-së, kandidatët e mbështetur nga PD-ja dhe aleatët fituan në 36 bashki, 3 njësi bashkiake dhe 188 komuna. Ndërsa kandidatët e mbështetur nga PS dhe aleatët fituan 26 bashki, 8 njësi bashkiake dhe 92 komuna.
Mirëpo që ditën e parë të pas zgjedhjeve, ndërkombëtarët thanë përmes shefit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, Jorgen Grunet, se Shqipëria nuk e kaloi me këto zgjedhje provën e zhvillimit të zgjedhjeve në përputhje të plotë me detyrimet e standardet ndërkombëtare. "Zgjedhjet në Shqipëri ishin për politikën shqiptare një mundësi dhe një shans i humbur për të patur një përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike," tha shefi i ODHIR-it. Vizita e Bushit
Në 13 qershor Shqipërinë e vizitoi për herë të parë një president i SHBA-së. Fjala është për vizitën disa orëshe në Tiranë të presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Pamjet e banorëve të Fushë-Krujës që mikpritën me shumë dashuri Bushin bën xhiron e botës, ndërsa Bush dha si zgjidhje finale të çështjes së Kosovës, pavarësinë e saj. Vizita e tij u quajt në Tiranë si historike. Zgjedhja e presidentit
I nxehti i korrikut ishte ku e ku më i paktë se ai që përjetoi politika shqiptare gjatë zgjedhjes së presidendtit të ri të vendit. Opozita nuk arriti ta çojë dot vendin në zgjedhje të reja pasi gjashtë deputetë të saj i bashkuan votat me shumicën dhe president i Shqipërisë u zgjodh kandidati i shumicës, Bamir Topi. Ndërsa kreu i demokratëve në pushtet, Sali Berisha, e quajti këtë zhvillim si shenjë domethënëse të pjekurisë së politikës shqipëtare, Edi Rama kreu i socialistëve në opozitë, e quajti këtë zhvillim si më të turpshmin e politikës së vjetër. Kreu i ri i shtetit, Bamir Topi, tha se në respekt të kushtetutës do ta vendoste politikën shqiptare në ekulibër. Prokurori i përgjithshëm
Vjeshta mbarti me vete problemin dyvjeçar të politikës shqiptare, të ashtuquajturën "Çështja Sollaku". Shumica ngriti një tjetër komision hetimi ndaj prokurorit të përgjithshëm dhe megjithë kundërshtimet e forta në sallën e Kuvendit të opozitës dhe të vetë prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku, arriti ta shkarkojë atë me shumicë votash. Opozita tha se qeveria po vinte nën kontroll njëra pas tjetrës të gjitha institucionet e pavarura në vend, ndërsa shumica tha se po i hapte kështu rrugën reformës në drejtësi. Pas disa ditësh të shkarkimit të Sollakut, Presidenti i Republikës propozoi dhe emëroi në vend të tij 35-vjeçaren, Ina Rama. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, tha se ishte kundër mandatit të përjetshëm të kryeprokurorit. Gjatë gjithë vitit pati lajmet që patën të bëjnë me krizën energjitike, korrupsionin që, sipas organizatës Gallup, erdhi dhe u shtua më shumë, varfërinë e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë që, sipas "Eurobarometrit", renditen të fundit në Evropë.
Pati lajme që prekën thellë masat e gjera të artdashësve si largimi përgjithmonë nga jeta i artistëve të mëdhenj shqiptarë si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi e, ditët e fundit të dhjetorit, edhe të Xhanfize Kekos. Kishte lajme që në qendër patën lojërat e shkëlqyera të kombëtares të futbollit me Holandën dhe Bullgarinë dhe pastaj zhgënjimet e bujshme me Bjellorusinë e Rumaninë. Gëzim solli marrëveshja e shtatorit për lëvizje të lirë në Evropë apo suksesi artistik i Elsa Lilës e Timo Fllokos. Të gjitha këto e të tjera erdhën dhe i lanë vendin radhazi njera-tjetrës duke ndryshuar faqet e para të gazetave dhe mediave elektronike. Kosova dhe protesta e opozitës Lajmi që mbeti i pandryshuar gjatë gjithë vitit ishte qëndrimi i palëkundur i Shqipërisë, i gjithë anëve të politikës së saj, për pavarësinë e Kosovës. Në ditët e fundit të dhjetorit, si ngjarje më e spikatur, u vlerësua dalja në shesh e përkrahësve të opozitës, të cilët akuzuan qeverinë se e kishte zhytur vendin në një varfëri të pamerituar. Edi Rama, kreu i PS-së, bëri thirrje për një bashkim të gjitha qytetarëve pavarësisht bindjes politike për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë, sipas tij, të mjeruar. Duke pretenduar të kundërtën, demokratët thanë se opozita nuk duhej t'i nxirrte njerëzit në sheshe e të nxiste destabilizim, ndërsa problemi madhor i gjithë shqiptarëve është tani, sipas demokratëve, çështja e Kosovës. | LOKALE Zgjedhja e presidentit17 korrik 2007 | Analiza Shqipëria me një Prokurore të Përgjithshme22 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Berisha kërkon bashkëpunim për reformat17 tetor 2007 | Rajoni Edi Rama fiton përballë kundërshtarëve09 prill 2007 | Faqja Kryesore Bush bën "vizitë historike" në Shqipëri10 qershor 2007 | Faqja Kryesore Opozita dënon zgjedhjet në Shijak12 mars 2007 | Faqja Kryesore Mojsiu flet për mbyllje të procesit zgjedhor23 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||