BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 23 shkurt 2007 - 08:14 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Mojsiu flet për mbyllje të procesit zgjedhor

Vazhdon numërimi i votave
Në KQZ vërshojnë ankesa dhe kërkesa për përsëritje zgjedhjesh
Në Shqipëri shumica dhe opozita pretendojnë se e kanë mundur njëra-tjetrën në zgjedhjet e 18 shkurtit, ndërsa presidendti i Republikës kërkon mbylljen sa më shpejt të procesit zgjedhor.

Presidendti i Republikës, Alfred Mojsiu, në të parën deklaratë të tij pas zgjedhjeve të 18 shkurtit, kërkoi fillimin e punës për prodhimin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë, mbylljen sa më shpejt të procesit zgjedhor dhe fillimin nga puna menjëherë të të zgjedhurve të rinj.

Ndërkaq rezultati zyrtar përfundimtar i zgjedhjeve të 18 shkurtit, pritet të zgjasë më shumë se në çdo zgjedhje tjetër të mëparshme në vend.

Gjatë tre ditëve të fundit, paralel me nxjerjen e rezultateve, drejt KQZ-së po vërshojnë ankesa e kërkesa të të humburve për përsëeritje të zgjedhjeve.

Opozita që pretendoi e para fitimin e zgjedhjeve po kërkon mbylljen e procesit zgjedhor nga KQZ-ja dhe nxjerrjen e rezultatit zyrtar.

“Vazhdimi i kësaj situate është një aventurë më shumë se sa një zgjidhje më shumë”- tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Pandeli Majko, duke i këkuar PD-së të pranojë humbjen pasi, po sipas tij, zgjedhjet i ka fituar opozita dhe vendi po qeveriset tani nga pakica.

Mirëpo kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i lexon krejt ndryshe rezultatet e zgjedhjeve të 18 korrikut duke operuar me shifra krejt të tjera.

Ai thotë se në këto zgjedhje për kandidatët e qeverisë kanë votuar 56 përqind e qytetarëve dhe se kjo është, sipas tij, një fitore plebishitare për kualicionin e djathtë qeverisës.

“Do të bëhen ndryshime në qeveri dhe besimi i pjesës më të madhe të qytetarëve do të përdoret për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe shpejtimin e reformave në vend.

Të dyja palët, ndërkaq kanë premtuar se do të lexojnë me shumë vemendje votën e atyre që i votuan kundër.

LOKALE
Rikonfirmohet fitorja e Edi Ramës
22 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Vazhdon me probleme numërimi i votave
20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Solana bën thirrje për reformë zgjedhore
20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Grunnet vlerëson zgjedhjet lokale
19 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>