|
Solana bën thirrje për reformë zgjedhore | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Havier Solana, mirëpriti raportin paraprak të misionit të vëzhguesve të huaj ndaj zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe vlerësimin se ato ishin konkuruese dhe të qeta në përgjithësi. "Për fat të keq," tha zoti Solana në deklaratën e tij, "pati disa tensione dhe një numër të metash." Zoti Solana tha se këto të meta nuk duhet të përsëriten. "Procesi zgjedhor, veçanërisht periudha para 12 janarit, qartazi nxorri në pah nevojën për një klimë më të përgjegjshme dhe konstruktive politike në Shqipëri." "Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të bëjnë më shumë në këtë pikëpamje," tha ai dhe u bëri thirrje partive "të unifikojnë përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore dhe të përballen me sfidat që kanë përpara drejt procesit të integrimit në BE". 'Mangësi' Komisioneri i Bashkimit Evropian për çështjet e zgjerimit Olli Rehn ka komentuar zgjedhjet vendore në Shqipëri, pasi u njoftua nga vëzhguesit e OSBE-së për disa mangësi gjatë procesit zgjedhor. Zëdhënësja e komisionerit Rehn, Krisztine Nagy, tha se është e rëndësishme të shihet se OSBE-ODIHR-i ka indentifikuar disa mangësi. "Ajo që kërkohet nga Shqipëria është që të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë për të kryer reformën zgjedhore që është e rëndësishme për të garantuar zgjedhje të lira të ndershme dhe demokratike," tha zonja Nagy. Ajo tha se Shqipëria ka marrë disa angazhime të qarta në kuadrin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe se "zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të rëndësishme për çdo vend demokratik". | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||