|
Rikonfirmohet fitorja e Edi Ramës | |||||||||||||||||||||||
Katër ditë pas votimeve, ende mbetet i bllokuar procesi në të paktën 13 njësi vendore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Situata e tensionuar ka vazhduar në këto njësi, në disa prej tyre nuk kanë munguar edhe rrahjet mes komisionerëve dhe militantëve partiakë. Në Tiranë, ndonëse nuk është shpallur zyrtarisht, është konfirmuar fitues kandidati i majtë Edi Rama me rreth 20 mijë vota më shumë se rivali i tij Sokol Olldashi. Në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve, zoti Rama deklaroi se kjo ishte fitorja më e bukur e së majtës në Shqipëri dhe se do të ishte mandati i saj më i suksesshëm. Por PD e kryeministrit Berisha, vijon të thotë se nga votat e numëruara deri tani e djathta ka fituar 110 mijë më shumë se e majta në shkallë vendi. Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, zoti Berisha tha se pavarësisht rezultatit qeveria do të punonte për të mbajtur premtimet e së djathtës gjatë fushatës. SHBA-ja bëri një deklaratë të ndryshme nga ajo e vëzhguesve të OSBE-së, lidhur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, duke i quajtur ato përgjithësisht të qeta dhe demokratike. Vëzhguesit evropianë, i cilësuan ato paraprakisht si një shans i humbur për Shqipërinë për arritjen e standarteve ndërkombëtare. Në Bashkinë e Himarës, pas një procesi tejet të tensionuar, është rikonfirmuar kandidati i PBDNJ-së i mbështetur nga zyrtarë të Athinës. | LOKALE Vazhdon me probleme numërimi i votave20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Solana bën thirrje për reformë zgjedhore20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Partosh analizon qëndrimin ndërkombëtar20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Priten rezultatet për zgjedhjet vendore19 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Grunnet vlerëson zgjedhjet lokale19 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||