BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 19 shkurt 2007 - 10:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Priten rezultatet për zgjedhjet vendore
Zgjedhje në Shqipëri
Priten ende rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thotë se zgjedhjet për pushtetin vendor të dielën ishin përgjithësisht të qeta.

Megjithatë, KQZ vë në dukje se pati një numër incidentesh dhe tensionimesh, sidomos në orët e fundit të tij.

Numërimi i votave ka vazhduar gjatë natës dhe rezultatet pritet të dalin brenda ditës.

Në orët e para pas përfundimit të votimit, ashtu siç ka ndodhur rregullisht në kohë zgjedhjesh, të dy shtabet e partive të mëdha, lëshuan deklarata euforike përmes televizioneve lidhur me rezultatet.

Por ishte evidente se ishte shumë herët dhe gëzimi i parakohshëm, sepse nga terreni kishte njoftime që numërimi i votave ende nuk kishte nisur.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli, rezultatet perfundimtare mund të dalin nga mesdita.

Reagimet

 Procesi zgjedhor është realizuar korrekt.
Majlinda Bregu, zëdhënëse e fushatës së PD-së

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demorkatike, Majlinda Bregu, tha se procesi ka qenë i rregullt dhe ka plotësuar të gjitha standardet.

"Procesi zgjedhor është realizuar korrekt brenda të gjitha detyrimeve ligjore dhe duke plotësuar të gjitha standartet, sepse është një proces në të cilin nuk u shënua asnjë problem, asnjë incident fizik," tha zonja Bregu për BBC-në.

"Përveç vonesave, le të themi problemeve, që ka patur në fillimin e procesit të numërimit, në përgjithësi ka qenë një proces korrekt," tha zonja Bregu.

 Situata ka qenë e balancuar.
Pandeli Majko, sekretar i përgjithshëm i PS-së

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të opozitës tha se ata po ndjekin nga afër numërimin e votave.

"Sigurisht që ka disa probleme të cilat jemi duke i ndjekur me përparësi," tha zoti Majko për BBC-në.

"Dëshiroj të them se situata ka qenë e balancuar dhe në këtë pikë jemi përpjekur gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjithë natës duke e ndjekur gjithë situatën që ajo të jetë e balancuar," tha zoti Majko.

Votimet në disa qendra në Tiranë dhe në jo pak zona të vendit filluan me vonesë dhe me tension midis militantëve të cilët për orë të tëra fajësuan njeri-tjetrin për mungesë vullneti për ta futur procesin në rrugën e ligjit.

Akuzat e ndërsjellta dhe acarimi shënoi një kulm në një zonë në lagjen Kombinat të Tiranës ku brenda një qendre votimi u desh ndërhyrja e deputetëve të opozitës dhe disa ministrave për të qetësuar situatën.

Kjo situatë e acaruar dhe duke qenë se Tirana ishte dhe mbeti sheshbeteja kryesore e këtyre zgjedhjeve, ishte edhe një ndër arsyet se përse mjaft zgjedhës u gjendën në rradhë të gjata edhe pas ores 18.00 në pritje për të votuar.

Në disa qendra votimi u mbyll rreth katër orës pas afatit ligjor.

Për të mësuar se kush ka fituar në Tiranë, kandidati i majtë Edi Rama, apo i djathti Sokol Olldashi, duhet pritur ende.

LOKALE
Votimi ka vazhduar edhe pas orës 1800
18 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Votohet në zgjedhjet lokale
18 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Heshtje zgjedhore në Shqipëri
16 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve
14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Vazhdon fushata elektorale
13 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>