|
Votohet në zgjedhjet lokale | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri votohet të dielën në zgjedhjet e pesta lokale që nga ndryshimet demokratike të viteve '90. Janë rregjistruar për të votuar në afro 4700 qendra votimi rreth 2.9 milionë votues, numri më i madh i votuesve i shënuar ndonjëherë në Shqipëri. Konkurrente në zgjedhje janë 48 parti dhe një koalicion zgjedhor me gjithsej 1000 kandidatë për kryetarë bashkish e komunash, si dhe mijëra kandidatë për në këshillat bashkiake. Ata do të konkurojnë për 384 bashki e komuna. Komisionit Qendror i Zgjedhjeve me ndihmën edhe të forcave politike, ka angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve rreth 82.500 anëtarë komisionesh të cilët po menazhojnë zgjedhjet në nivelet e dyta dhe të treta. Procesi zgjedhor monitorohet nga rreth 4000 vëzhguesve vendas dhe të huaj. Zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007, janë zgjedhjet e pesta të ketij lloji në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike afro një dekadë e gjysëm më parë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||