BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 18 shkurt 2007 - 18:40 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Votimi ka vazhduar edhe pas orës 1800
Gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e mëhershme
Numërimi i votave fillon pas mbylljes së qendrave të votimit
Në Shqipëri u zhvilluan votimet për zgjedhjet e pushtetit lokal. Procesi duhet të ishte mbyllur në orën 18.00, por duke qenë sa ka patur njerëz në radhë, shumë qendra votimi në të gjithë vendin vazhduan të jenë të hapura.

KQZ vlerëson se procesi përgjithësisht ka ecur në rrugë të mbarë, megjithë disa pengesa dhe bllokime, sipas KQZ, objektive.

Në të vërtetë në Tiranë dhe në qytete të tjera ka patur qendra votimi ku procesi i votimit ka filluar me disa orë vonesë për shkak të vonesave teknike dhe të qëllimshme në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për votimin.

Edhe pas mesnatës nuk dihet se kush e ka fituar betejën kryesore të Tiranës mes kandidatit të majtë, Edi Rama dhe kandidatit të djathtë, Sokol Olldashi.

Zgjedhjet e pesta

Për të votuar në këto zgjedhje në afro 4700 qendra votimi, janë regjistruar rreth 2.9 milionë votues, numri më i madh i votuesve i shënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Në garë janë 48 parti dhe një koalicion zgjedhor me gjithsej 1000 kandidatë për kryetarë në 384 bashki e komuna.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me ndihmën edhe të forcave politike, ka angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve rreth 82.500 anëtarë komisionesh të cilët po menaxhojnë zgjedhjet në nivelet e dyta dhe të treta.

Procesi zgjedhor monitorohet nga rreth 4000 vëzhguesve vendas dhe të huaj.

Këto janë zgjedhjet e pesta të këtij lloji në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike afro një dekadë e gjysëm më parë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>