|
Heshtje zgjedhore në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Pas më shumë se një muaj fushate të ethshme, të premten në mesnatë në Shqipëri propaganda zgjedhore ka heshtur. Megjithatë jehona e saj është ende në veshët e zgjedhësve shqiptarë të cilët do të votojnë me 18 shkurt për drejtuesit e rinj të pushtetit lokal. Sipas listave që ka ofruar ministria e Brendshme shqiptare, në votime janë ftuar të marrin pjesë rreth 2.9 milione votues, numri më i madh i votuesve i shënuar ndonjëherë në Shqipëri. Nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar si konkurrente në këto zgjedhje 48 parti dhe një koalicion zgjedhor. Gjate ditëve të fushatës elektorale këto forca politike që i përkasin gjithë spektrit politik shqiptar, u kanë prezantuar zgjedhësve shqiptarë rreth 1000 kandidatë për kryetarë bashkish e komunash, si dhe mijëra kandidatë për në këshillat bashkiake. Ata do të konkurojnë për 384 bashki e komuna, ndërsa votat do të mblidhen në afro 4700 qendra votimi në të gjithë vendin. Zgjedhjet e pesta Komisionit Qendror i Zgjedhjeve me ndihmën edhe të forcave politike, ka angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve rreth 82.500 anëtarë komisionesh të cilët po menazhojnë këto zgjedhje në nivelet e dyta dhe të treta. I gjithë procesi zgjedhor ka kohë që ka filluar të monitorohet, por sigurisht vëmendja e rreth 4000 vëzhguesve vendas dhe të huaj do të përqëndrohet ditën e votimit dhe më pas në numurimin e votave. Procesi zgjedhor do të jetë nën kujdesin e veçantë të policisë së rendit, e cila vetëm në Tiranë ka angazhuar rreth 1000 forca. Zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007, janë zgjedhjet e pesta të ketij lloji në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike afro një dekadë e gjysëm më parë. Zgjedhjet e fundit lokale ato të vitit 2003, u fituan nga koalicioni i majtë i udhehequr nga Partia Socialiste e cila fitoi 34,6 per qind te votave, ndërsa PD që udhëhiqte koalicionin e djathtë mori 32.2 për qind të votave. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||