|
Vazhdon fushata elektorale | |||||||||||||||||||||||
Propaganda elektorale e dy kampeve kundërshtare politike është tashmë në kulmin e vet. Pesë ditë para zgjedhjeve dhe kur kanë ngelur vetëm katër ditë për të bërë fushatë, demokratët dhe socialistët pritet të shpalosin armët që ata besojnë se janë më të fortat në garën për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit lokal. Ditët e fundit është shtuar debati publik lidhur me disa foto nudo të kryetarit të PS, Edi Rama. Disa gazeta proqeveritare i ribotojnë këto foto ku zoti Rama shfaqet i zhveshur në një plazh së bashku me një femër. Zoti Rama rrëfeu para dy ditësh se fotot janë bërë 12 vjet më parë në një plazh në jug të Francës dhe se ato janë pjesë e jetës së tij private. Opozita e ka akuzuar qeverinë se po bën shantazh me jetën private të kandidatit të majtë dhe se ka frymëzuar botimin e fotove edhe në disa gazeta ballkanase. PD dhe kandidati i djathtë Olldashi janë distancuar nga kjo aferë duke deklaruar se nuk janë ata nxitës të botimit të fotografive. Në shtypin e ditës ka komente me qëndrime të ndryshme lidhur me atë se sa dhe si do të ndikojë kjo cështje në votimin e ditës së diel. Në shtypin e ditës botohen gjithashtu lajme se qeveria ka urdhëruar që këto ditë deri në zgjedhje të mos ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Për këtë lajm nuk ka njoftim zyrtar dhe as përgënjeshtrim nga ana e qeverisë. Fakt është se në Tiranë furnizimi me energji është përmirësuar ndjeshëm. Drejtues të korporatës elektroenergjitike kanë njoftuar se rreshjet e ditëve të fundit e kanë përmirësuar gjëndjen në basenet ujëmbledhëse të Veriut. Ndërkohë, kryeministri Berisha ndau lejet e para të legalizimit të disa ndërtimeve, deri dje të paligjshme, në Kashar, pranë Tiranës. Legalizimi i më shumë se 300 mijë ndërtimeve të ngjashme në të gjithë vendin është njëri prej premtimeve më të bujshme dhe sfidave më të mëdha të qeverisë së dajthtë. Shtypi opozitar e komenton si pjesë të fushatës elektorale ndarjen e lejeve të para në Kashar të Tiranës. | LOKALE Zgjedhjet përballen me vështirësi të tjera12 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Ndërkombëtarët flasin për konsensus 09 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Sot shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve07 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Rindizet beteja elektorale për Tiranën01 shkurt 2007 | Rajoni Rama dhe Olldashi debatojnë për Tiranën 01 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||