BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 09 shkurt 2007 - 09:04 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ndërkombëtarët flasin për konsensus
Arkiv
Faktori ndërkombëtar kërkon nga klasa politike në Shqipëri që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ketë konsensus politik për çështje madhore të reformës në vend.

Një zyrtare e lartë amerikane, Rosemary Di Carlo i ka kërkuar klasës politike shqiptare të gjejë konsensusin për çështjet madhore të reformës në vend.

Zonja Di Carlo që po viziton Shqipërinë që prej dy ditësh tha se zgjedhjet e 18 shkurtit duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe se ato janë zgjedhje të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë.

Ndërkaq, misioni i vëzhgimit OSBE- ODIHR ka nxjerrë raportin e tij të dytë në prag të zgjedhjeve për periudhën 15 janar-3 shkurt.

Misioni i vëzhguesve vë theksin në ashpërsimin e klimës politike në vend me afrimin e datës së zgjedhjeve.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>