 | | | Zgjedhjet lokale mbahen në 18 shkurt |
Në Shqipëri, gjashtë ditë para zgjedhjeve të 18 shkurtit për pushtetin vendor nuk është krijuar asnjë nga të pesë mijë Kkmisionet e qendrave të votimit të cilat, sipas ligjit, duhet të ishin krijuar tashmë. Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Çlirim Gjata, duke pohuar se zgjedhjet janë në rrezik dështimi nga problemet e shumta teknike, u bëri thirrje forcave politike të mos e pengojnë proçesin zgjedhor dhe të paraqesin emrat e anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit dhe të grupeve të numërimit të votive. Ligji shqiptar i zgjedhjeve parashikon ngritjen e këtyre strukturave të domosdoshme zgjedhore jo më vonë se dhjetë ditë nga dita e zgjedhjeve. Komisioni i një qëndre votimi ka 13 anëtarë, përfaqësues të partive politike dhe një sekretar të saj. |