BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 07 shkurt 2007 - 08:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Sot shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve
Votim i mëparshëm
Kanë mbetur 11 ditë nga zgjedhjet lokale
Të mërkurën pritet që të shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve në të cilat pritet të ketë 2 milion e 900 mijë emra.

Kjo shifër është më e lartë se një vit më parë, kur në listat e zgjedhësve kishte rreth 2 milion e 845 mijë emra.

Të martën në mbrëmje Parlamenti miratoi emrat e dy anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata janë respektivisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e spektrit të majtë, dhe nga Partia Demokristiane, e spektrit të djathtë.

Ky ndryshim vjen si pjesë e zgjidhjes së krizës politike të janarit dhe mbështetet në ndryshimin që parlamenti i bëri kushtetutës një muaj më parë.

Raporti i forcave në KQZ aktualisht është 5 me 4 në favor të qeverisë.

Kanë mbetur edhe 11 ditë nga 18 shkurti, kur zgjedhësit janë ftuar të votojnë për autoritetet lokale.

Megjithë presionin e opinionit publik dhe shoqërisë civile për të përmbajtur fyerjet dhe daljet nga kornizat e sjelljes së mirë, oratorët politikë në shumë raste nuk e respektojnë kodin e etikës.

Opozita po ankohet se, sipas saj, nuk ka transparencë lidhur me llojin e bojës që do të përdoret ditën e votimit për të shënuar gishtat e atyre që votojnë, masë kjo e përdorur edhe më parë për të penguar që një zgjedhës të votojë më shumë se një herë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>