BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 01 shkurt 2007 - 08:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rama dhe Olldashi debatojnë për Tiranën
Tirana
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, njëherazi kreu i Partisë socialiste Edi Rama, premton ndërtimin dhe rikonstruksionin e të gjitha rrugëve të kryeqytetit, ndërtimin e 10 shkollave të reja dhe të 400 banesave të reja ,ujë 24 orë për të gjithë kryeqytetin, shtim të linjave të transportit publik si dhe një sërë masash të tjera që do ta bëjnë Tiranën akoma më evropiane, sipas tij.

Ai premton strehimin e tre mijë të pastrehëve, si dhe 7 metra katrore gjelbërim për person deri në fund të mandatit të tretë.

Por demokratët kundërshtojnë arritjet dhe programin katërvje]ar të shpallur nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Duke i kthyer metrat katrorë në kilometra demokratët thonë se ai ka shtrruar vetëm 18 km rrugë në vit dhe me kosto 40 përqind më të lartë.

Tirana, sipas kanditit të PD Sokol Olldashi, ka marrë shtatë fish më shumë fonde prej vitit 2002 por nuk i ka shtatëfishuar shërbimet.

Demokratët thonë se Tirana ka katër herë më pak gjelbërim se sa kryeqytetet e tjera të botës dhe 11 fusha sporti më pak se vetë Tirana e vitit 2000.

Beteja per Tiranën vlerësohet nga analistët si beteja kryesore dhe madje përcakuese e fatit të zgjedhjeve në të gjithë vendin por ata janë skeptikë ndaj premtimeve të kandidatëve dhe thonë se ata nuk e shohin me dashuri Tiranën.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>