|
Vazhdon me probleme numërimi i votave | |||||||||||||||||||||||
Vazhdon proçesi i numërimit të votave në një pjesë të madhe të bashkive dhe komunave të Shqipërisë pas zgjedhjeve për pushtetin vendor të së dielës. Megjithë tensionin dhe disa incidente që po vërehen gjatë këtij proçesi në disa zona të vendit, është konfirmuar fitorja apo avantazhi i koalicionit të majtë në Bashkitë e mëdha si në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë e Berat. Në mëngjesin e së martës përfundoi proçesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit në të cilin fitoi kandidati i Partisë Socialiste me 340 vota më shumë se ai i Partisë Demokratike. Socialistët në opozitë deklarojnë se kanë marrë 8 nga 12 qëndrat e qarqeve të vendit ose bashkitë e mëdha ndërsa demokratët pohojne së kanë fituar shumicën e komunave dhe bashkive të vogla. Pretendimet e palëve pohohen edhe nga mediat në Tiranë që i referohen grupeve të numërimit të votave në zonat zgjedhore. Ndërkaq, ka patur tension gjatë gjithë ditës së hënë në komunën e Bushatit në Shkodër ku një numër votuesish, pas bllokimit të proçesit të numërimit të votave, kërkuan numërimin me çdo kusht të tyre. Afati ligjor i përfundimit të numërimit të votave ka skaduar që në orën 18.00 të ditës së hënë por zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli tha për BBC-në se proçesi do të vazhdojë dhe se të martën situata në zonat me probleme ka qenë më e qetë. | LOKALE Solana bën thirrje për reformë zgjedhore20 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Berisha i quan zgjedhjet sukses19 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||