|
Berisha i quan zgjedhjet sukses | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mënyrën e zhvillimit të mbarë të zgjedhjeve në Shqipëri duke i quajtur ato një sukses të Shqipërisë dhe shqiptarëve. "Unë e pranoj çdo rezultat që del nga vota e lirë," tha zoti Berisha. Përparësi absolute për mua është vota e lirë," tha zoti Berisha në daljen e parë publike para shtypit pas zgjedhjeve. "Zgjedhje të tilla nuk janë regjistruar ndonjëherë në historinë e pluralizmit," tha ai. Ai tha se priste vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet nga vëzhguesit ndërkombëtarë. "Mund të them pa marrë përsipër rolin e arbitrit se kjo do të gjykohet nga institucionet e specializuara," tha ai. PS pretendon fitore
Ndërkohë kanë filluar të dalin rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve. Partia Socialiste e opozitës shpalli se e majta i ka fituar zgjedhjet dhe se në Tiranë ka fituar kandidati i tyre Edi Rama. Nga PD ende nuk ka reagime ndaj këtij qëndrimi Ndërsa vazhdon me shpejtësi numërimi i votave në të gjithë vendin, nuk po evidentohen ankesa për parregullsi apo manipulime të procesit zgjedhor. Numërimi ka përfunduar në një numër të madh komunash me popullsi të pakët ku procesi është më i thjeshtë. Por këto rezultate nuk e kanë peshën e duhur dhe as nuk krijojnë panoramën e qartë se nga anon tendenca në rang vendi. Sot pritet që të dalin me raportet e para vëzhguesit e shumtë që ndoqën nga afër procesin e votimeve. Padyshim me interes priten përfundimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë. Janë rreth 400 të tillë të dërguar nga disa organizma ndërkombëtare së bashku me diplomatët e akredituar në Tiranë. | LOKALE Priten rezultatet për zgjedhjet vendore19 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Votimi ka vazhduar edhe pas orës 180018 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Votohet në zgjedhjet lokale18 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Heshtje zgjedhore në Shqipëri16 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Shpërthim me tritol në një lokal të Tiranës15 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve 14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Fushata për zgjedhjet ndez motorët19 janar 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||