|
Shpërthim me tritol në një lokal të Tiranës | |||||||||||||||||||||||
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një lokal pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë pak minuta pasi prej andej u largua kryetari i opozitës Edi Rama. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa deputete të opozitës thonë se nuk duan të besojnë se ngjarja ka të bëje me fushatën. Një grup deputetësh të opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, që kandidon për mandatin e tretë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e ditës së dielë, thanë se kishin vetëm pak minuta që ishin larguar nga lokali “Te Joni”. Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PS-së tha: ”Nuk dua te besoj që kjo ngjarje ka lidhje me fushatën, apo ditën e votimit dhe do të presim me qetësi konkluzionet e policisë.” Policia e Tiranës po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë saj thanë se sasia e tritolit të përdorur llogaritej afro 150 gram dhe se nuk ka të plagosur nga personeli i lokalit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen. | LOKALE Botohen listat përfundimtare të zgjedhësve14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Vazhdon fushata elektorale 13 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Zgjedhjet përballen me vështirësi të tjera12 shkurt 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||