BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 21 shkurt 2007 - 10:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vazhdon procesi i numërimit të votave
Arkiv
Kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi ka falenderuar të gjithë votuesit pro dhe kundër tij, duke inkurajuar komisionerët e tij që t'i shkojnë procesit deri në fund.

Zoti Olldashi ka lënë të kuptohet se ka humbur betejën përballë kandidatit të tij nga e majta, Edi Rama.

Ndërkohë, në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për 100 njësi vendore, kryesisht komuna, ku më shumë ka fituar PD- ja e kryeministrit Sali Berisha dhe e koalicionit të djathtë.

Komisioni ka vërejtur dhe pengesa në njësi të tilla si në bashkinë e Gjirokastrës, Himarës, Patosit dhe në komunën e Bushatit në Shkodër.

Korrespondenti i BBC-së bën të ditur se Prokuroria ka hapur 36 çështje penale në ngarkim të komisionerëve që kanë shkelur ligjin.

Situatë e rënduar dhe dhunshme është shënuar në komunë e Ndroqit në rrethin e Tiranës gjatë natës së të martës si dhe në bashkinë e Mamurrasit.

Sot pritet të rifillojë numërimi i votave në njësitë ku ai është bllokuar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>