|
Shqipëria me një Prokurore të Përgjithshme | |||||||||||||||||||||||
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash propozimin e Presidentit Bamir Topi për emërimin e Ina Ramës si Prokurore e Përgjithshme e Republikës. Nga 121 deputetë të pranishëm në sallë për zonja Ina Ramën votuan fshehtas në kuti 83 deputetë ndërsa 33 votuan kundër. Ina Rama 35 vjeçe, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda, bëhet e para femër që zgjidhet në krye të prokurorisë së Përgjithshme. Shumica dhe opozita debatuan gjatë në sallën e Kuvendit për zgjedhjen e Ramës në krye të institucionit të akuzës. Opozita tha se emërimi nga presidenti i Ramës si kryeprokurore ishte një emërim partiak i propozuar sipas saj nga kryeministri Berisha që është njëherash kryetari i PD. Berisha tha se nuk kish pasur asnjë njohje më parë me zonjën Rama dhe se karriera e saj në drejtësi kishte të bënte me kohën kur Presidenti i vendit ishte zoti Alfred Mojsiu. Më parë gjatë ditës, presidenti Bamir Topi shpalli dekretin për shkarkimin e Theodhori Sollakut nga posti i kryeprokurit, pas vendimit të kuvendit të pak javëve më par. Theodhori Sollaku në reagimin e tij të parë tha se nuk kishte asnjë dyshim se do të ndodhte kështu ngaqë pas presidentit Topi, sipas tij, fshihet kryeministri Berisha, ndërsa tha se presidenti duhej të kish pritur vendimin e Gjykatës kushtetuese të njoftuar për t'u shpallur pas dy ditësh. Kreu i PS, Edi Rama tha se me këto zhvillime nuk shihte hapësira për reformë në drejtësi dhe se Presidenti Topi ishte bërë palë me shumicën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||