|
Edi Rama fiton përballë kundërshtarëve | |||||||||||||||||||||||
Kryetari i PS, Edi Rama mundi kundërshtarët e tij brenda partisë duke premtuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme bashkë me numrat për të zgjedhur presidentin e Republikes, por kundërshtarët e tij e vlerësojnë të rëndë situatën e Partisë pas kongresit. Kjo pas mbajtjes së kongresit të Partisë Socialiste të opozitës ku pati përplasje të forta mes dy grupimeve që janë kristalizuar si pro dhe kundër kryetarit aktual të partisë, Edi Rama. Në sfond të grupit kundërshtar të Ramës është bërë e qartë se qëndron ish-kryetari i partisë Fatos Nano. Nga pikëpamja formale, njëri grup, ai pro Ramës, kërkon që rinovimi i gjithë strukturave të partisë të përfundojë brenda muajit maj dhe në bazë të parimit të zgjedhjes "një anëtar një votë". Këtë kalendar e kishte vendosur një muaj më parë asambleja kombëtare e partisë, e influencuar edhe prej fitores së kandidatëve të majtë në Tiranë dhe shumicën e qyteteve kryesore në zgjedhjet lokale të shkurtit. Ky grup është i prirur drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund të provokohen në qershor duke bllokuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Grupi kundërshtar i kryetarit Rama, ku bëjnë pjesë disa prej figurave që e kanë themeluar PS-në, kërkon që ristrukturimi i partisë të shtyhet deri nga fundi i vitit. Kjo nënkupton që PS-ja të jetë pjesë e arritjes së një konsensusi politik me Qeverinë për të bërë të mundur zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme. Ky grup ka mbështetjen e ish-kryetarit të partisë Nano, i cili nga ana tij në këtë mënyrë realizon ambicien për t'u zgjedhur president. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||