BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 12 mars 2007 - 12:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Opozita dënon zgjedhjet në Shijak
Votim në Shqipëri (arkiv)
Ankesa për votimet në zgjedhjet e pjesshme
Opozita socialiste në Shqipëri ka kundërshtuar procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme në zonën 26 në Shijak i cili është mbyllur me probleme.

Komisionerët e djathtë kanë numëruar votat gjatë gjithë natës dhe sipas Komisioninit Zonal Zgjedhor, kandidati i i koalicionit të djathtë, Osman Metalla, ka marrë shumicën e votave, ndonëse rezultati ende nuk është zyrtar.

Kandidati i koalicionit të majtë, Igli Cela, u tërhoq nga kandidimi pasi ai dhe Partia Socialiste renditën një sërë faktesh, që sipas tyre e kompromentonin procesin zgjedhor.

Votimi me çertifikata të çfarëdoshme dhe zhvillimi i procesit më një vulë dhe prania e madhe e autoriteteve shtetërore dhe policisë në këtë zonë, sipas drejtuesve të PS-së, e bëjnë këtë proces të pabesueshëm dhe se kualicioni i majtë nuk i njeh këto zgjedhje dhe kërkon ribërjen e tyre dhe më praninë e vëzhguesve të huaj.

Partia Demokratike e ka cilësuar si normal procesin, madje ka akuzuar të majtën për plagosjen e një komisioneri të tyre në Shijak.

Drejtuesit e lartë të kësaj partie kanë akuzuar drejtëpërdrejtë kryetarin socialist Edi Rama si shkaktar të damkosjes së zgjedhjeve.

Tërheqja nga zgjedhjet vjen pas 11 viteve qëkurse opozita e atëhershme majtë braktisi zgjedhjet e 26 majit 1996 duke i konsideruar ato të vjedhuar nga PD-ja.

Këto zgjedhje të parakohshme u bënë pasi ish-deputeti demokrat, Sokol Olldashi, dorëzoi mandatin i tij duke synuar një mandat tjetër, atë të kryebashkiakut të Tiranës.

Shqipëria është përfshirë dhe nga një debat i ashpër për zgjedhjet ende të papërfunduara vendore të 18 shkurtit dhe sapo është ndezuar debati tjetër për zgjedhjet presidenciale.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>