|
Bisedimet e Vjenës përfundojnë me dallime | |||||||||||||||||||||||
Një raund i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë është përmbyllur me dallime mes palëve. Përfaqësuesit e të dyja delegacioneve kanë argumentuar sërish mbi platformat e tyre për statusin e Kosovës dhe kanë akuzuar njëri tjetrin për mungesë të qasjes realiste ndaj problemit. Pesëshja negociuese e Kosovës ka thënë se Prishtina zyrtare kërkon njohjen ndërkombëtare të pavarësisë dhe ulësen në OKB, ndërkohë që pala serbe ka theksuar se bisedimet po ecin por nuk ka marrë përgjigje të plotë nëse përfaqësuesit shqiptarë pajtohen se procesi negociues është I hartuar mbi bazën e Rezolutës 1244. Presidenti Sejdiu ka theksuar se bisedimet kanë përfunduar me mosmarrëveshje të thella ndërkohë që kryeministri Çeku ka thënë se palët janë shumë larg njëra tjetrës. Njëri nga udhëheqësit e palës serbe, ministri jashtëm, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se procesi po ecën përpara megjithëse, ka shtuar ai, në një moment është dukur sikur ai ka ngecur fare. Takimit të drejtpërdrejtë mes palëve i ka paraprirë një takim i ndarë me Treshen Ndërkombëtare më të cilën të dyja palët kanë diskutuar mbi një document 14 pikësh të Treshes në të cilin thuhet të jetë përmbledhur në pika të shkurtëra platforma shqiptare dhe ajo serbe. Dokumenti që nuk përmend në mënyrë të qartë pavarësinë e Kosovës megjithatë parasheh që Serbia nuk mund të kthehet më në Kosovë dhe nuk mund të rivendosë praninë e saj fizike këtu. Me dokumentin ka shfaqur mospajtim të thellë pala serbe e cila ka ofruar një document të sajin 14 pikësh me të cilën ofron një autonomi thelbësore për Kosovën në kuadër të Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë thonë se kanë paraqitur disa argumentë ndaj dokumentit të Treshes por në përgjithësi kanë thënë se pajtohen me të. Përfaqësuesit shqiptarë pohojnë se po presin përfundimin e bisedimeve më 10 Dhjetor dhe pranimin ndërkombëtar pas kësaj date të pavarësisë së Kosovës. Një takimi rradhës mes Prishtinës e Beogradit pritet të zhvillohet më 5 Nëntor sërish në Vjenë. | LOKALE Dokument 14 pikësh diskutohet në Vjenë22 tetor 2007 | Rajoni Dokument për bisedimet e deritanishme19 tetor 2007 | Faqja Kryesore Qeveria franceze kërkon angazhim aktiv19 tetor 2007 | Faqja Kryesore Thirrje për serbët të votojnë në Kosovë18 tetor 2007 | Rajoni Trojka diskuton për Kosovën14 tetor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||