BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 19 tetor 2007 - 15:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dokument për bisedimet e deritanishme
Pjesëtarët e Ekipit të Unitetit gjatë një vizite në Londër
Ekipi Negociator i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që në takimin e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare t'u prezentojë palëve një dokument lidhur me rezultatin e bisedimeve të deritanishme ndërmjet tyre.

Besohet që në takimin e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që mbahet të hënën në Vjenë, treshja do të paraqesë një dokument 14 pikësh, i cili provon të unifikojë pikat e përbashkëta ndërmjet qëndrimit të palës kosovare dhe asaj serbe.

Zëdhënësi i Ekipit Negociator të Kosovës, Skënder Hyseni tha se Prishtina nuk ka marrë asnjë dokument nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, por nuk përjashtoi mundësinë që ai t'u paraqitet palëve në bisedime të hënën.

"Duhet pritur takimi i së hënës në Vjenë për të parë se çfarë ka treshja për të thënë... Ne jemi të gatshëm që të përballemi me të gjitha situatat të cilat eventualisht mund të krijohen gjatë këtij procesi," tha zoti Hyseni

Takimi i së hënës në Vjenë pason atë të Nju Jorkut dhe Brukselit, ku delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit zhvilluan bisedime të drejtëpërdrejta mbi të ardhmën e Kosovës, me ndërmjetësimin e treshes SHBA-BE-Rusi.

Para takimit të Vjenës, udhëheqësit kosovarë do të takohen të dielën në Paris me ministrin e Jashtëm Francez, Bernard Kouchner.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>