BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 14 tetor 2007 - 06:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Trojka diskuton për Kosovën
Trojka
Trojka përbëhet nga SHBA, BE dhe Rusi
Bisedime të reja mbi statusin e Kosovës zhvillohen sot në Bruksel.
Shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi me progresin e deritanishëm të negociatave.

Udhëheqësit kosovarë kanë thënë se do të shpallin pavarësinë në mënyrë unilaterale nga Serbia, nëse vazhdon një situatë e tillë.

Takimi i sotëm mbahet në mes përfaqësueve të Trojkës të përbërë nga BE, SHBA dhe Rusia.

Ata priten të raportojnë para Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në 10 dhjetor.

Manovra ushtarake në Kroaci

NATO ka organizuar manovra ushtarake në Kroaci. Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s po bën stërvitje në rast të një situate krize në Ballkan.

Dhe siç thotë, korrespondenti i BBC-së, Nick Hawton, manovrat vijnë në një kohë sensitive për rajonin, me të ardhmen e Kosovës për momentin një çështje e rëndësishme.

Admirali francez në krye të operacionit, Alain Hinden, nuk pranon se kjo manovër ka ndonjë lidhje me Kosovën:

"Kjo manovër është planifikuar vite më parë dhe ajo ç'ka shohim është që OKB dhe NATO po stërviten për një lloj ndërhyrje të vërtetë dhe ndihmë humanitare të vërtetë - qoftë në këtë rajon apo kudo në botë, " tha gjenerali francez.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>